Rreth 700 biznese janë mbyllur në Kosovë vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, sipas të dhënave nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Arsyet kryesore për këtë situatë përfshijnë rritjen e çmimeve të energjisë, mungesën e fuqisë punëtore, konkurrencën e padrejtë nga importet dhe mungesën e një ligji për mbrojtjen e bizneseve vendore.
Ekspertët e ekonomisë theksojnë se, përveç bizneseve të vogla, tashmë po preken edhe ndërmarrjet e mëdha me shumë punëtorë. Kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e papunësisë dhe varfërisë në vend.
Ndërkohë, janë hapur mbi 6,600 biznese të reja në të njëjtën periudhë, por shumica prej tyre janë shërbyese apo tregtare dhe jo prodhuese, duke mos ofruar siguri afatgjatë për zhvillim ekonomik.
