Ekspertët e shëndetësisë në Kosovë kanë ngritur alarmin për rrezikun e cigareve elektronike (“Vape”) tek fëmijët dhe adoleshentët, duke kërkuar ndërhyrje urgjente në nivel kombëtar. Në një tryezë të organizuar nga Qendra Kosovare për Avokim dhe Zhvillim (KADC), u theksua rreziku i varësisë nga nikotina, si dhe lidhja e tyre me kancerin në mushkëri.
Sipas mjekëve, këto pajisje përmbajnë qindra kimikate të dëmshme, dhe janë lehtësisht të aksesueshme pranë shkollave. U kërkua forcim i ligjit, ndalimi i shitjes afër shkollave, si dhe fushata vetëdijësuese për prindërit dhe të rinjtë.
Po ashtu, është propozuar krijimi i shërbimeve për ndalimin e duhanpirjes, në ndihmë të të rinjve të prekur nga varësia.
