Pas një alarmi për bombë, Kuvendi i Kosovës është evakuuar të premten, duke përfshirë deputetët e zgjedhur, ekipet mediale dhe qytetarët përreth. Policia e Kosovës ka rrethuar zonën dhe ka vendosur një perimetër sigurie, ndërsa njësitet e specializuara po kryejnë kontrolle të detajuara me pajisje të posaçme.
Sipas ish-nënkolonelit Refki Morina, kontrolli do të zhvillohet në mënyrë graduale, dhe mundësia që seanca konstituive të vazhdojë pas disa orësh nuk përjashtohet. Ai thekson se veprimet e policisë janë duke u kryer me profesionalizëm dhe me qëllim garantimin e sigurisë maksimale për të gjithë të pranishmit.
