Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka ngritur alarmin për nivelet shqetësuese të ulëta të ujërave në lumenjtë e vendit, si pasojë e mungesës së reshjeve gjatë pranverës dhe mungesës së borës në dimër. Situata më kritike paraqitet në pellgun e Drinit të Bardhë, me theks te lumi Bistrica e Pejës.
Sipas matjeve më të fundit, rrjedha e Bistricës ka rënë në vetëm 2.5 m³/s gjatë qershorit 2025, krahasuar me mesataren historike prej 7.5 m³/s – një rënie prej 66%. Mesatarja pesëvjeçare për periudhën 2021–2025 është 4.8 m³/s, që përfaqëson një ulje prej mbi 56% nga normat historike.
IHMK paralajmëron pasoja të rënda gjatë verës, përfshirë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm, ndikime në bujqësi, ulje të prodhimit të energjisë hidroelektrike dhe rrezik për ulje të niveleve të ujërave nëntokësore. Instituti apelon për monitorim të vazhdueshëm dhe planifikim të kujdesshëm të burimeve ujore, si dhe për bashkëpunim institucional në përballimin e kësaj krize hidrologjike.
