Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit, ka folur mbi gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës, të cilat kanë krijuar edhe ngrica.
Në emisionin “Fol me Arin”, Ahmeti tha se si pasojë e kësaj situate, janë shpeshtuar rrëshqitjet e veturave, teksa tha se mund të ketë edhe numër më të lartë të vetaksidenteve, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk janë marrë të gjitha masat siç duhet, apo thënë ndryshe operatorët ekonomikë të cilët kanë përgjegjësi për mirëmbajtje të rrugëve nuk e kanë bërë punën siç duhet”, tha ai.
