Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ka rezultuar të jetë i rrejshëm.
Ai bëri të ditur se kërcënimi ishte bërë përmes një telefonate anonime, ku një person mashkull kishte folur në gjuhën angleze me aksent të dyshuar nga “shtete jo mike”.
“Njësitet relevante policore, përfshirë ato të K9 dhe për deminim, kanë kryer kontrollin e plotë të objektit dhe nuk është gjetur asgjë që paraqet rrezik. Deri më tani, nuk ka ndonjë provë konkrete për të raportuar nga vendi i ngjarjes,” tha Gashi.
Ai theksoi se hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personin që ka bërë thirrjen dhe origjinën e saj.
