Aktakuzë për kanosje ndaj gazetareve në Gjilan, i dyshuari në paraburgim

Para 3 muaj

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj A.I., i cili ndodhet në paraburgim, nën dyshimin për veprën penale “Kanosje” ndaj disa gazetarëve në degën e Gjykatës në Viti.

Sipas aktakuzës, më 30 janar i pandehuri ka kërcënuar gazetaren E.C. dhe kameramanin D.N. nga “Nacionale”, si dhe gazetarin hulumtues F.K. nga “Betimi për Drejtësi”, pas përfundimit të një seance civile. Ai dyshohet se ka bërë gjest kërcënues para kamerës, duke vendosur dorën në fyt në shenjë kanosjeje, duke u shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetë.

I akuzuari është ndaluar që nga fillimi i muajit dhe rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë.