Aksion i Prokurorisë në Agjencinë Kadastrale: Lidhje me rastin e avokatit Venhar Hana

Para 9 muaj

Prokuroria Themelore e Prishtinës po zhvillon një aksion në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës. Bastisjet lidhen me hetimet që përfshijnë avokatin Venhar Hana, i cili ishte arrestuar më 11 qershor nën dyshimet për falsifikim dhe mashtrim.Aksioni po zhvillohet në kuadër të këtij rasti, megjithëse ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur ndonjë arrestim të ri apo konfiskime konkrete.

Redaksia është në pritje të një përgjigje zyrtare nga organet hetimore lidhur me zhvillimet e sotme.