Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion të gjerë në qytetin e Kaçanikut gjatë mëngjesit të ditës së sotme, ku në operacion kanë marrë pjesë edhe njësitë elite të Njësisë Speciale.
Pjesëtarët e Njësisë Speciale kanë vendosur pika kontrolli në çdo cep të qytezës, duke ushtruar kontrolle intensive të automjeteve dhe personave të dyshimtë.
Prania e shtuar policore ka ngjallur vëmendjen dhe shqetësimin e qytetarëve, ndërsa autoritetet ende nuk kanë treguar për qëllimet e këtij operacioni.
