Aksion “bombë” në Kosovë: 50 bastisje, 170 mijë € të sekuestruara dhe dhjetëra të arrestuar

Para 9 ditë

Një operacion i gjerë i Prokurorisë në Mitrovicë dhe Policisë së Kosovës ka goditur rrjete të dyshuara për bixhoz të paligjshëm dhe skema piramidale në disa qytete. Janë kontrolluar rreth 50 lokacione në Mitrovicë, Vushtrri, Istog dhe Skenderaj, ku janë sekuestruar rreth 170 mijë euro, automjete, armë dhe pajisje të ndryshme.

Me vendim të prokurorit, 29 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerë po hetohen në procedurë të rregullt. Autoritetet kanë theksuar se operacioni është pjesë e një angazhimi të fuqishëm për luftimin e krimit të organizuar dhe aktiviteteve të paligjshme në vend.