Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë – Gjilan, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.
Sipas informacioneve të siguruara nga Klankosova.tv, viktima është Shyqeri Mahmuti, zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Gjilanit.
Në aksident ishin të përfshira dy vetura dhe një kamion. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa vdekja e viktimës është konstatuar në vendngjarje nga ekipi mjekësor.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, bëri të ditur Ahmeti.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti tragjik.
