Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë që ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Zajm, në magjistralen Pejë–Prishtinë. Në aksident u përfshinë një kamion, një kombi dhe një veturë me targa vendore. Policia dhe ekipet emergjente intervenuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet e aksidentit.
