Aksident tragjik në Novosellë të Kamenicës: Një i vdekur dhe dy të lënduar

Para 6 muaj

Të dielën në mbrëmje, rreth orës 18:30, në fshatin Novosellë të Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një personi dhe lëndimin e dy të tjerëve. Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i veturës humbi kontrollin dhe doli nga rruga, duke u përplasur me barrierat metalike. Njëri nga pasagjerët ndërroi jetë në vend, ndërsa shoferi dhe pasagjeri tjetër u lënduan. I dyshuari është ndaluar, ndërsa hetimet vazhdojnë.