Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njofton se në orët e para të mëngjesit të 25 majit, në Koblenz të Gjermanisë ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor ku kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.
Ambasada shqiptare në Berlin dhe Konsullata në Mynih janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe po ndjekin nga afër hetimet. Ministria shpreh ngushëllimet për familjet dhe uron shërim të shpejtë për të plagosurit.
Për informacion shtesë mund të kontaktoni në +49 1523 79 13 997.
