Aksident mes dy veturave në Prishtinë, policia në vendngjarje

Para 6 muaj

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe po merret me hetimin e shkaqeve të aksidentit.