Aksident me vdekje në Prishtinë, arrestohet një shtetas gjermano-shqiptar

Para 8 muaj

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur të premten në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, ku një motoçiklist ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë. Policia njofton se është arrestuar një burrë shqiptar me shtetësi gjermane, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin. Viktima ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i tij është dërguar në IML për obduksion. I dyshuari ndodhet në mbajtje me vendim të prokurorit.