Aksident me fatalitet në Komoran, eksperti: Dyshohet se shpejtësia e veturave ishte deri në 100 km/h

Para 8 muaj

Një aksident me fatalitet ka ndodhur dje në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, konkretisht në Komoran.

Viktimë e këtij aksidenti është një grua e moshës 62 vjeçare.

Të përfshirë në këtë aksident ishin gjashtë vetura.

Po ashtu, aty janë lënduar edhe 10 persona. dy prej të cilëve sipas mjekëve në QKUK janë në gjendje të rëndë.

Kjo ngjarje e rëndë u diskutua sot në programin e mëngjesit “Ora 7” në Klan

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, dha edhe detaje rreth dyshimeve se pse ka ndodhur ky aksident.

Sipas Dedajt, shpejtësia e madhe dhe mosmbajtja e distancës janë arsyet e përplasjes së veturave.

“Në rastin e djeshëm me sa edhe mora informacion është distanca e sigurisë mes automjeteve gjatë drejtimit të automjeteve edhe ata në rrugën nacionale, që do të thotë se në ato raste shpejtësia është deri në 100 km/h”, tha eksperti Nol Dedaj në Klan