Aksident i rëndë në Skenderaj : Humb jetën një fëmijë, gjashtë të lënduar

Para 9 muaj

Më 24 korrik, një aksident i rëndë trafiku ndodhi në Kosovë, ku si pasojë e përplasjes mes dy veturave humbi jetën një fëmijë, ndërsa gjashtë persona të tjerë u lënduan.

Sipas Policisë, në aksident u përfshinë një veturë me shtetas të huaj dhe një tjetër me shtetas të Kosovës. Të lënduarit janë tri femra dhe tre meshkuj, të gjithë me shtetësi kosovare.

Viktimat u dërguan për trajtim mjekësor, por mjeku kujdestar konfirmoi se një fëmijë ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për shkaqet e aksidentit po vazhdojnë.