Pas një kohe të gjatë në heshtje, Arbenita Ismajli ka folur rreth bashkëjetesës me Feron, tash ish-burrin e saj me të cilin ka një vajzë.
Në një reagim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, modelja e cila tashmë jeton në Dubai bashkë me vajzën, ajo ka treguar një anë të errët të asaj, siç thotë ajo, jetës me reperin.
Sipas Ismajlit, artisti ka ushtruar dhunë ndaj saj edhe kur ka qenë shtatzënë, ka shitur drogë dhe nuk ka pasur të ardhura financiare, madje sipas saj, as për vajzën e tyre.
“Jo i aftë të kujdeset për veten (fle ende me nënën e tij disa herë). Refuzoi të nënshkruajë divorcin për 3 muaj rresht. Gjatë gjithë marrëdhënies sonë, unë pagova për gjithçka: shtëpinë, makinat, rrobat, ushqimin (edhe për familjen e tij), kujdesin spitalor, të gjitha faturat mjekësore, veçanërisht për vajzën tonë pagova gjithçka”, thotë modelja.
Tutje, ajo thotë se edhe familja e tij është gjithashtu abuzive dhe sipas saj, ata kanë vjedhur para, rroba, makina dhe çdo gjë që mund të merrnin prej saj.
“Vazhdon të përdorë fëmijën tonë si taktikë hakmarrjeje, për shkak të faktit se jemi divorcuar. Familja e tij është gjithashtu abuzive, ata kanë vjedhur para, rroba, makina dhe çdo gjë që mund të merrnin prej meje (dhe gjithmonë e kanë mbështetur atë, sidomos nëna e tij). Gjithmonë i kam lejuar vizita të lira, ai paraqitej tek dera ime sa herë që donte. U informua për të gjitha pushimet që bëmë me fëmijën tonë dhe kur ne u shpërngulëm në një vend tjetër. Pasi nuk i pëlqeu që nuk jetojmë në Kosovë (nga ku unë nuk jam), ai ndryshoi vizitat për ta bërë më të vështirë për mua me karrierën dhe jetën time të re. Bëri një deklaratë të rreme në gjykatë në shtator 2024 dhe mori kujdestarinë. Kur gjykata e shpalli të paligjshme dhe konfirmoi që unë duhet të jem kujdestarja kryesore, më kthyen kujdestarinë. Pas kësaj, ishte shumë e rrezikshme për mua të kthehesha në Kosovë dhe të vazhdoja vizitat në shërbimet sociale (gjë që kurrë nuk pranova ta bëja, sepse kishte ndikim shumë të keq në shëndetin mendor të fëmijës, është më mirë të mbahet pa vizita). Ai ishte xheloz edhe pasi u ndamë për kaq muaj, më ka puthur me forcë (për këtë është ngarkuar edhe në gjykatë), më ka kërcënuar mua dhe familjen time vazhdimisht. U bë fetar papritur që njerëzit të mendojnë se është një person i drejtë dhe moralisht korrekt, dhe ka thënë publikisht që kurrë nuk më ka rrahur (edhe pse gjykata ka të gjitha provat), apo të më ketë abuzuar në asnjë mënyrë. Më quajti “materialiste” ndërkohë që unë po siguroja gjithçka për familjen. Ai kurrë nuk më ka blerë as edhe një çantë. Shtëpia ku ai jeton është e imja, ka veprim ligjor që babai i tij më detyrohet 50 mijë euro dhe nuk i ka kthyer. Në shërbimet sociale gjatë vizitave me vajzën e tij, ai donte vetëm të fliste me mua për t’u rikthyer bashkë, duke u përpjekur të më frikësonte. Gjatë intervistave që bëri, deklaratat e tij ishin plot me gënjeshtra dhe akuza të rreme”, thotë ajo.
Modelja ka zbuluar poashtu se Fero i cili dikur la muzikën për Islamin, vazhdon ta ngacmojë atë dhe familjen e saj në WhatsApp.
“Pavarësisht të gjitha sfidave, unë ende bëj përpjekje për t’ia mundësuar që ta shohë Ninën, por ai vazhdon të refuzojë dhe bën dramë online duke përdorur emrin e saj për klikime. Këshilla ime për të gjitha gratë që kalojnë nëpër të njëjtat gjëra: e di që duket si një betejë e pamundur për t’u fituar, por ju lutem thyeni ciklin, nëse mundeni. Jam e lirë nga një “dusty” dhe kurrë nuk do të kthehem mbrapa”, ka shkruar Ismajli, njofton Klankosova.tv.

