Agim Bahtiri pritet të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Mitrovicës

Para 1 vit

Pas vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje që të nominojë Armend Mujën si kandidat për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri po përgatitet të hyjë në garë si kandidat i pavarur.

Ky zhvillim ka shkaktuar pakënaqësi tek Bahtiri, i cili, sipas burimeve të IndeksOnline, nuk ka pranuar të flasë për mediat lidhur me vendimin e tij, por pritet që të konfirmojë kandidaturën në ditët e ardhshme.

Bahtiri ka shërbyer si kryetar i Mitrovicës për dy mandate dhe në zgjedhjet lokale të fundit u mund nga Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Aktualisht, ai është deputet në Kuvendin e Kosovës, ku në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit ka siguruar mbi 20 mijë vota personale.

Me këtë lëvizje, gara për kreun e Mitrovicës pritet të jetë më e nxehtë dhe e paqartë, ndërsa zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor 2025.