Aeroporti ndërkombëtar i Vjenës është paralizuar për shkak të ngricave dhe akullit në pista, duke çuar në pezullimin e operacioneve të fluturimit. Fluturimet në mbërritje janë devijuar drejt aeroporteve të tjera evropiane, ndërsa ato dalëse po përballen me vonesa të mëdha ose anulime. Situata ka ndikuar edhe fluturimet nga Shqipëria drejt Austrisë, me të paktën një fluturim nga Tirana të anuluar. Mijëra udhëtarë mbeten në pritje, ndërsa autoritetet po punojnë për pastrimin e pistave.
