Abrashi: Kërkesa e Abdixhikut për president jopolitik është absurde

Para 3 muaj

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Artan Abrashi, ka cilësuar si absurde kërkesën e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për zgjedhjen e një presidenti jopolitik, duke theksuar se posti i presidentit është thelbësisht politik. Ai tha se për neutralitetin e presidentit mund të ketë interpretime të ndryshme dhe i ftoi kandidatët, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, të kërkojnë mbështetje nga deputetët. Abrashi shtoi se LVV mbetet e hapur për opsione rreth presidentit, ndërsa prioritet aktual janë konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe miratimi i buxhetit për vitin 2026.