Abrams për komentet e Trump mbi Iranin: Ndoshta po bën shaka – por bllokimi i Hormuzit do ishte vetëvrasje për Teheranin

Para 10 muaj

Elliott Abrams, ish-i dërguari amerikan për Iranin gjatë mandatit të parë të Donald Trump, ka hedhur poshtë interpretimet e fundit mbi komentet e ish-presidentit, duke i cilësuar si “keqorientime”. Ai sugjeroi se deklaratat e Trump mbi ndryshimin e regjimit në Iran mund të jenë thjesht “shaka”, pavarësisht tonit të ashpër të përdorur në rrjetet sociale.

Në një intervistë, Abrams u ndal edhe tek kërcënimet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit – një arterie jetike për tregtinë globale të energjisë, ku kalon afro 25% e naftës dhe gazit botëror.

Sipas tij, një veprim i tillë nuk do të përbënte problem madhor për SHBA-në: “Do të duheshin disa ditë ose javë për t’u hapur, por do të kishte mbështetje të gjerë për një reagim.”

Ai paralajmëroi gjithashtu se një bllokim i tillë do të ishte një akt vetëvrasës për Iranin, pasi vendi nuk do të ishte më në gjendje të eksportonte naftë – burimin kryesor të të ardhurave të tij.