Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e zvarrisin qëllimisht konstituimin e institucioneve përmes ndarjes së votimit të nënkryetarëve nga komunitetet.
Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se kjo skemë i shkon për shtat Kurtit, i cili sipas tij, nuk i ka numrat për të formuar qeverinë.
“Kurti nuk e do pataten e nxehtë në duar. Kriza reale është nëse ai mund ta krijojë qeverinë,” deklaroi ai.
Tahiri gjithashtu përjashtoi mundësinë e një koalicioni mes PDK-së dhe LVV-së, duke theksuar se PDK nuk do të bëhet pjesë e një qeverie që, sipas tij, po luan me institucionet.
