Abdixhiku pas takimit me BE-në: Presidenti është përgjegjësi e shumicës, LDK gati për zgjedhje

Para 1 muaj

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Emanuele Giaufret nga Shërbimi Europian për Veprim të Jashtëm, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend.

Abdixhiku theksoi se përgjegjësia për zgjedhjen e Presidentit i takon shumicës parlamentare dhe se procesi duhet të zgjidhet përmes marrëveshjes politike, jo imponimit.

Ai shtoi se në rast të zgjedhjeve të reja, LDK do të hyjë e bashkuar dhe e përgatitur, duke synuar të ofrojë alternativa për zhvillimin e vendit.

Po ashtu, Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e Bashkimi Evropian dhe theksoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit në ekonomi dhe integrim evropian.