Abdixhiku: Numrat u panë, edhe arsyet e bllokimit institucional

Para 1 vit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas votimit të mandateve të deputetëve, tha se është parë situata me numrat për formimin e institucioneve dhe arsyet e bllokimit.

 

“Perdet sot ranë! Numrat u panë. Me to dhe arsyet e bllokimit institucional deri tash. Pas pranimit të dorëheqjeve verbale nga Komisioni Verifikues, pas krijimit të rrethanave të reja përmbajtësore, raporti me gjithë procesverbal, njohu dorëheqjet, rekomandoj verifikimin”, ka shkruar ai në facebook.

Abdixhiku më tej u ka uruar deputetëve të partisë së tij dhe të tjerëve mandatin e ri.

“LDK do të vazhdojë të kujdestarojë dhe mbrojë Kushtetutën para betimit e pas betimit; si sjellje, si besim”, vazhdon postimi.