Abdixhiku: LDK s’ka kandidat për president pa marrëveshje politike

Para 1 muaj

Kreu i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, deklaroi se partia e tij nuk do të ketë kandidat për president pa një marrëveshje politike dhe konsensus mes partive.

Ai tha se deri më tani nuk ka pasur emra konkretë, propozime apo vullnet për konsensus. I pyetur për mbështetjen e mundshme ndaj presidentes aktuale, Vjosa Osmani, Abdixhiku u shpreh se LDK nuk ka qëndrime refuzuese ndaj askujt, por shtoi se nuk u është propozuar asnjë emër për të kërkuar votat e tyre.