Abdixhiku i kërkon Kurtit qartësi: Me LDK-në apo me PDK-në për Presidentin?

Para 3 ditë

Kryetari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të sqarojë nëse synon marrëveshje politike me LDK-në apo sigurimin e 90 votave bashkë me PDK-në për çështjen e presidentit.

Ai theksoi se nëse Kurti zgjedh opsionin e dytë, LDK nuk mund ta ndihmojë, ndërsa shtoi se janë të hapur për marrëveshje nëse ka vullnet politik. Abdixhiku përmendi edhe mundësinë që LDK të propozojë Vjosa Osmani, nëse sigurohen 66 vota për të.