A po frikësohet Kurti nga zgjedhjet? Pas tensioneve me Vjosën jep këtë mesazh

Para 2 muaj

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka deklaruar se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një prononcim për media, ai tha se është e domosdoshme të arrihet një marrëveshje me partitë opozitare për zgjedhjen e presidentit, duke shtuar se zgjedhjet e përsëritura nuk janë të dobishme për vendin.

Kurti theksoi se qytetarët presin stabilitet institucional dhe jo procese të shpeshta zgjedhore.