A ka formula për rikthimin te një ish? Burrat zgjedhin lulen, gratë krevatin… por a mjafton kjo?

Para 8 muaj

Lidhjet përfundojnë për arsye të ndryshme, por ndjenjat shpesh nuk fiksen me të njëjtën buton. Dhe kur malli troket, të gjithë – burra e gra – fillojnë të mendojnë: “A ka ende një shans për ne?”

Dhe këtu lind pyetja e vjetër sa vetë dashuria: si përpiqemi të rikthejmë një ish?

Një studim britanik me afro 2,000 pjesëmarrës mbi moshën 28 vjeç zbuloi një ndarje interesante mes gjinive:

  • Meshkujt mbështeten tek gjestet klasike romantike – lule, parfume, bileta koncertesh – për të shkrirë zemrën e ftohur të një ish-dashnoreje.
  • Gratë, përkundrazi, nuk nxitojnë në dyqane. Ato shpesh përdorin afërsinë emocionale dhe seksuale si mënyrë për të “kujtuar” lidhjen që ishte. Shumë thonë se kjo është mënyra më e sinqertë për të matur akoma temperaturën e ndjenjave.

Por ndryshe nga sa mendojmë, as dhuratat dhe as seksi nuk janë garanci për pajtim. 64% e grave dhe 36% e burrave e pranojnë: sinqeriteti, një bisedë e thellë dhe vetë-reflektimi vlejnë më shumë se çdo lule apo natë pasioni.

Për disa, një këmishë e harruar në dollap është një justifikim për të shkruar. Për të tjerë, mjafton një “si je?” i thjeshtë, në kohën e duhur.

Po ti?

Nëse do të përpiqeshe të riktheheshe me një ish-dashuri, cilën rrugë do zgjidhje? Romantikën, afërsinë… apo një të vërtetë që nuk është thënë kurrë?