A e festojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës 28 Nëntorin?

Para 8 muaj

Sot Shqipëria feston 113-vjetorin e Pavarësisë.

Por a kremtohet kjo ditë edhe në Luginën e Preshevës?

Gazetarja Ardita Behluli, në emisionin “Ora 7” , tha se 28 Nëntori për shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka një domethënie të veçantë.

“Sfida është se përdorimi i simbolit kombëtar shpesh kufizohet dhe herë pas here konsiderohet shkelje ligjore. Megjithatë, festa shihet si shenjë e rezistencës kulturore dhe identitare të komunitetit shqiptar në Luginë”, theksoi Behluli.