A do të ketë Qeveri Kurti 3? – Faton Peci sot në “DPT te Fidani”

Para 7 muaj

Këtë të hënë fillon sezoni i ri i emisionit “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova, ku i ftuar do të jetë ministri në detyrë i Buqësisë dhe njëherit kandidati i koalicionit LVV-GUXO për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci.

Temë diskutimi në emisionin e sotëm do të jetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu me Faton Pecin do të flasim edhe për takimin konsultativ të kryeparlamentarit Dimal Basha me presidenten Vjosa Osmani, si dhe për zhvillimet tjera politike dhe për garën në Mitrovicë.

A do të kemi qeveri Kurti 3?

A do të kemi zgjedhje të reja?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.