Prishtinë – Albulena Haxhiu edhe një herë nuk arriti të zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës. Seanca e 17-të me radhë, e mbajtur brenda një periudhe të ngjeshur kohore, përfundoi pa rezultat konkret.
Pavarësisht se Kuvendi po mblidhet pothuajse çdo 48 orë për këtë çështje, procesi vazhdon të mbetet i bllokuar, ndërsa përkrahja për kandidaten e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk po mjafton për ta siguruar postin e kryeparlamentares.
Ngërçi institucional po zgjatet, ndërsa publiku dhe analistët po e shohin situatën si pasojë e mungesës së konsensusit politik dhe thellimit të ndasive mes partive.
