Ka shkuar në 67 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas, raportojnë autoritetet lokale. Më së shumti viktima janë shënuar në qarkun Kerr (59), ndërsa të tjerat në Travis (4), Burnet (3) dhe Kendall (1). Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për reshje të reja në Teksasin qendror, duke rritur shqetësimet për përkeqësim të situatës.
