52 aksidente trafiku për 24-orë në vend

Para 7 muaj

52 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas raportit 24-orësh, një prej tyre me fatalitet, 25 janë me të lënduar dhe 26 me dëme materiale, përcjell Klankosova.tv.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 916 gjoba, derisa janë arrestuar 14 persona dhe 7 janë dërguar në mbajtje.