50 mijë euro nën kërcënim? Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim për katër persona

Para 9 muaj

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e paraburgimit 30-ditor ndaj katër personave – Xh.K, D.K, A.K dhe L.Sh – për veprën penale “Detyrimi”. Sipas prokurorisë, më 23 korrik 2025, të dyshuarit kanë përdorur kanosje serioze për ta detyruar një qytetar që të paguajë shuma të mëdha parash, pas blerjes së një prone.

Fillimisht kërkuan 20 mijë euro, pastaj edhe 30 mijë të tjera, derisa u arrestuan në flagrancë nga Policia e Kosovës përmes masave të veçanta hetimore. I pandehuri L.Sh dyshohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje.

Operacioni u cilësua i suksesshëm në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar.