35 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut – Fillesa institucionale e pavarësimit të Kosovës

Para 10 muaj

Sot shënohen plot 35 vjet nga miratimi i Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, një ndër momentet më të rëndësishme historike në rrugëtimin drejt pavarësisë së Kosovës.

Më 2 korrik 1990, 111 delegatë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës, të mbledhur jashtë objektit të Parlamentit në Prishtinë – për shkak të rrethimit nga forcat policore dhe ushtarake jugosllave – shpallën Kosovën si njësi të pavarur dhe të barabartë brenda federatës apo konfederatës jugosllave.

Ky akt historik konsiderohet si hapi i parë institucional drejt shkëputjes së Kosovës nga Serbia, duke hedhur bazat për trajtimin e saj si e barabartë me ish-republikat e tjera të Jugosllavisë.

Deklarata e 2 Korrikut u bë simbol i qëndresës politike shqiptare dhe që nga ajo ditë është përkujtuar si një ndër gurthemelët e shtetësisë së Kosovës.