31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Para 4 muaj

Policia e Kosovës ka ekstraduar nga Gjermania shtetasin kosovar B.A. (viti i lindjes 1994), i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për “vrasje në tentativë”. I dyshuari u arrestua nga autoritetet gjermane dhe pas ekstradimit iu dorëzua policisë në Mitrovicë për procedurat e mëtejshme ligjore.