27 vjet nga rënia e Agim Ramadanit, komandantit të Betejës së Koshares

Para 17 ditë

Sot shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të UÇK-së, Agim Ramadani – Katana, një nga figurat kyçe të Betejës së Koshares. Në nder të tij, organizohet akademi përkujtimore në Prishtinë, ndërsa kujtimi i tij mbahet gjallë përmes manifestimeve tradicionale.

Agim Ramadani ishte ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit në Koshare dhe një strateg i shquar i luftës çlirimtare. Ai ra më 9 prill 1999 në “Rrasën e Zogut”, duke mbetur simbol i përjetshëm i lirisë së Kosovës.