Sot u bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Shkabaj – Drenas, për të përkujtuar 26-vjetorin e rënies së dëshmorit Milazim Fazliu. Familjarë, bashkëluftëtarë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për të nderuar jetën dhe sakrificën e tij për lirinë e atdheut.
Milazim Fazliu, i njohur për guximin dhe përkushtimin e tij ndaj çështjes kombëtare, mbetet simbol i qëndresës dhe i dashurisë për vendin. Kujtimi për të do të jetojë përherë në zemrat tona si frymëzim për brezat që vijnë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
