Sot shënohen 26 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Halim Brahimi, i cili ra në altarin e lirisë duke luftuar trimërisht kundër forcave armike në fshatin Kozhicë të Drenicës.
I rrethuar nga forcat serbe dhe i plagosur rëndë, Halim Brahimi nuk u dorëzua. Me guxim të pashoq, ai vazhdoi luftën trup më trup, duke përdorur edhe bomba dore, deri në frymën e fundit. Rënia e tij nuk ishte thjesht një humbje, por një thirrje e fundit për çlirim dhe një dëshmi e vendosmërisë së popullit për liri.
Drenica, që gjithmonë ka nxjerrë burra të shquar dhe trima të lirisë, mburret me figurën e pavdekshme të Halim Brahimit, i cili sot kujtohet me nderime të larta nga familja, bashkëluftëtarët dhe mbarë kombi.
Heroizmi i tij mbetet frymëzim për brezat që vijnë dhe simbol i pathyeshmërisë në rrugën drejt lirisë.
