26 vjet nga marrëveshja që rrëzoi Millosheviqin dhe ndali luftën në Kosovë

Para 11 muaj

Sot shënohen 26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes ushtarako-teknike të Kumanovës, dokumenti historik që shënoi fundin e luftës në Kosovë. Me këtë marrëveshje, e nënshkruar më 9 qershor 1999 mes NATO-s dhe Republikës Federative të Jugosllavisë, u detyrua tërheqja e të gjitha forcave policore dhe ushtarake serbe nga territori i Kosovës, duke i dhënë fund konfliktit të armatosur.

Marrëveshja, që hyri në fuqi më 11 qershor 1999, përfaqësoi kapitullimin e ish-ushtrisë së Jugosllavisë dhe rënien e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, i cili akuzohet për krime lufte dhe gjenocid.

Në nënshkrimin e saj morën pjesë Mike David Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe gjenerali Nebojsha Pavkoviq, ish-shefi i Shtabit të Armatës serbe dhe një nga të akuzuarit në Gjykatën Ndërkombëtare për krimet e luftës në Hagë.

Kjo marrëveshje hapi rrugën për paqen dhe stabilitetin në rajon, duke shënuar një moment kyç në historinë moderne të Kosovës.