Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Eduard Ibrahimin me 21 vjet burgim për vrasjen e të miturit L.B.
Sipas aktgjykimit, ai u dënua me 20 vjet për veprën penale të vrasjes dhe 1 vit e 6 muaj për armëmbajtje pa leje, duke iu shqiptuar dënim unik prej 21 vitesh.
Ndërkaq, Përparim Ibrahimi u dënua me 11 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje, ndërsa Lirim Begolli me 10 muaj burgim. Për Egzon Matoshin, i cili është i paarritshëm për gjykatën, procedura mbetet e veçuar.
