1951 – BUJANOFCI ISHTE KOMUNË E KOSOVËS

Para 1 vit

Shkruan :Shefqet Cakiqi-Llapashtica

Lugina e Preshevës (Bujanofci, Presheva dhe Medvexhja) me fshtara, deri me 1956 ishin pjesë integrale e Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë së ish Republikës Popullore Federative të Jugosllavisë! Në Luginën e Preshevës, në popullsi ekzistojnë ekstrakte të Certifikatave të linjdes, kurorzimeve dhe pagesave të tatimit, ku këto komuna cilësohen si komuna të Kosovës Metohisë! Ne, (faktori politik i Kosovës) nuk do të duhej të jemi të nteresuar për hapje të temave të tilla, pa rrumbullaksimin e Pavarsisë së Kosovës dhe pa njohjet reciproke dhe kryerjen e obligimeve të Serbisë ndaj Kosovës! Kjo temë (Lugina e Preshevës) do të duhej futur si klauzol e marrveshjes së tashme … si temë që do të hapet 10 vite pas njohjeve reciproke të Serbisë dhe Kosovës, kur të dy shtetet, do të jemi antare të BE-së dhe NATO-së! Kompromisi për Veriun e Kosovës dhe demarkacioni me Serbinë të bëhej me marrveshje për zhvillimin rajonal të dy shteteve: Kosovës dhe Serbisë, nga një “mini Marshal Plan” që ka bërë Perendimi si ofertë për pajtimin e Gjermanisë dhe Francës, pas luftës së dytë botrore, e që do të kishte të bënte pregaditjen e ngritjes ekonomike për integrime në BE, kjo duke nënkuptuar moscenimin e integritetit territorial edhe të Kosovës edhe të Serbisë ! Kjo është e nevojshme edhe për periudhën e menagjimit të donacioneve (“mini Marshal Plani”) për zhvilimin e Kosovës dhe Serbisë, deri me anëtarsimin në Bashkimin Europian dhe në NATO, të Kosovës dhe Serbisë (për periudhë 5 vjeçare) Zveçani, Leposaviqi dhe pjesa e Mitrovicës përtej Ibrit të mbikqyret nga ligjet e Bashkimit Europian, nga i cili edhe do të shiqohet ndarja e drejtë e donacioneve për zhvillimin rajonal të Kosovës e Serbisë; me përfundimin e atij mandati, të përfundon edhe mandati i kontrollimit të Bashkësisë Europiane në Kosovë dhe Serbi! Donacionet zhvëllimore, nuk do të ishin të besueshme të i dhurohen Serbisë, pa mbikqyrje strikte nga BE-ja për plotsimin e standardeve për integrim në BE! Ky do ë ishte kompromisi maksimal! Në veri, dhe Serbi paqsimi dhe demiloshviqizimi i Serbisë dhe krijimi i kushteve për itegrimin e Luginës së Preshevës në Kosovë! Në këtë rast, pas integrimeve tona (Kosovës dhe Serbisë) si shtetet barabarta në Bashkimin Europian, ka mundësi të aplikohet shembulli Belg&Holandez i shkëmbimit të territoreve!

Dokumenti nga Xhymshit Saqipi