Një krim i rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin Trikala në Greqi.
Një 18-vjeçar akuzohet se ka mbytur me peshqir nënën e tij 54-vjeçare në shtëpinë e saj, pas një konflikti të ashpër mes tyre.
Sipas mediave greke, i riu nuk jetonte me të ëmën, por kishte shkuar ta vizitonte në lagjen Flammouli, ku pas debatit e sulmoi për vdekje.
Pas aktit tragjik, ai vetë ka telefonuar autoritetet dhe ka kërkuar ndihmë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka arrestuar.
Hetimet për motivet dhe rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar.
