Një incident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë, ku një i mitur ka sulmuar zyrtarët policorë gjatë një kontrolli rutinë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 26 gusht 2025, rreth orës 00:50, në rrugën “Mon Balaj”, kur njësia policore ka ndaluar për kontroll të dyshuarin D.I. 17 vjeçar.
Policët e kanë ndjekur dhe kapur, por gjatë rezistencës ai ka sulmuar edhe më ashpër zyrtarët. Si pasojë, katër policë kanë marrë lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.Me rastin është marrë njësia e hetimeve rajonale, ndërsa prokurori kujdestar ka urdhëruar ndalimin e të miturit për 24 orë për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”
