14 vjet nga rënia e Heroinit Enver Zymberi – Dita kur ROSU u nis për të vendosur rendin në veri

Para 9 muaj

Sot bëhen plot 14 vjet nga një ndër ngjarjet më të rëndësishme dhe më të dhimbshme në historinë e pasluftës në Kosovë.

Më 25 korrik 2011, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ndërmori një aksion për të vendosur nën kontroll pikat kufitare në veri të vendit – Jarinjë dhe Bërnjak.

Operacioni nisi herët në mëngjes, si përpjekje për vendosjen e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, por u përball me pengesa dhe sulme nga strukturat ilegale serbe.

Në këtë përballje, më 26 korrik, u vra polici i Njësisë Speciale, Enver Zymberi, i cili u bë simbol i sakrificës për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Për aktin e tij të trimërisë dhe përkushtimit deri në flijim, ish-presidentja Atifete Jahjaga i dha Enver Zymberit titullin “Hero i Kosovës”.