Mozzik prezanton qenin e tij të ri: Ky është ëndrra ime që prej moshës 17-vjeçare

Para 9 muaj

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë e emocional përmes një InstaStory ku prezantoi anëtarin më të ri të familjes së tij, një qen i racës German Shepherd me qime të gjata, të pastër, të certifikuar dhe me prejardhje nga Kajro, Egjipti.

Në postimin e tij, reperi tregon se ky qen ka qenë ëndrra e tij që prej moshës 17-vjeçare dhe se për vite me radhë ka qenë në kërkim të këtij lloj specifik.

Pavarësisht lëvizjeve të shumta dhe kërkimeve pa fund, ai nuk e ka humbur kurrë dëshirën për ta bërë realitet këtë ëndërr, dhe më në fund ia ka dalë.