Një incident është raportuar të hënën në Kaçanik, ku një grua ka sulmuar zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, për pasojë, disa nga policët kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor.
E dyshuara është ndaluar dhe intervistuar nga autoritetet, ndërsa me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj saj është iniciuar rasti për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.
