13-vjeçari lëndohet nga mjetet piroteknike në Ferizaj

Para 4 muaj

Një fëmijë 13-vjeçar është lënduar nga mjete piroteknike më 17 dhjetor 2025 në fshatin Cërnillë të Ferizajt. I mituri ka pësuar lëndime në duar dhe fillimisht është trajtuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për t’u dërguar më pas në QKUK në Prishtinë. Për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar për të Mitur dhe është iniciuar hetim për “Lëndim me mjete piroteknike”.